Arsovski: Për momentin Mickoski nuk ka presion për të shpall zgjedhje të parakohshme parlamentare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Hristijan Mickoski do ta ndërtojë strategjinë bazuar në rezultatin e zgjedhjeve lokale, tha analisti Petar Arsovski në emisionin “Top Tema”.

Ai theksoi se edhe zgjedhjet parlamentare mund të jenë në tryezë, ndërsa koncepti i një qeverie të “Przhinos” ende ekziston.

Ai tha se për momentin Mickoski nuk ka presion për të shpall zgjedhje të parakohshme parlamentare, por nëse largon Arben Taravarin nga qeveria atëherë presioni do të shkojë në rritje.

“Mickoski nuk ka ndonjë presion për të bërë ndryshime në qeveri, por nëse largon Taravarin nga qeveria mendoj se do të përballet me atë presion. Mirëpo mund të pres sa të kryhen zgjedhjet lokale të shikojë se si do të dalin në zgjedhje BDI dhe Taravari, duke pasur parasysh që BDI për herë të parë do të garoj nga pozicioni i opozitës dhe Taravari nëse del nga qeveria do t’i bie rejtingu, dhe prandaj Mickoski është shumë i qetë dhe pretë që pas lokaleve të ndërtojë strategjinë e tij”, tha Arsovski./Telegrafi/

Advertisement

The post Arsovski: Për momentin Mickoski nuk ka presion për të shpall zgjedhje të parakohshme parlamentare appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy