Arsovski pyet nëse Den Donçev dhe Dragi Rashkovski janë funksionarë të lartë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski në konferencë për shtyp tha se “krimi dhe korrupsioni në Maqedoni fillojnë dhe përfundojnë me Zoran Zaevin”.

“Krimi dhe korrupsioni janë në eshalonin e parë të Qeverisë, ndërsa e gjithë Qeveria duhet të japin përgjegjësi për gjithë krimin dhe korrupsionin dhe të shkojnë në burg”, tha Arsovski.

Ai shtoi se Departamenti Shtetëror e ka cekur korrupsionin në Qeveri, ndërsa Zaev e mohon.

“Duket se Zaev nuk është eshaloni i parë. Den Donçev të cilin e pamë si merr disa para në dorë për zhvatje, Zaevi e mohon. Duket se për Zaevin eshaloni i parë nuk është Dragi Rashkovski për blerjen e softuerëve, ose Petre Shilegov”, tha Arsovski

Advertisement

Ai përmendi edhe funksionarë të tjerë të përfshirë në krim./Telegrafi/

Arsovski pyet nëse Den Donçev dhe Dragi Rashkovski janë funksionarë të lartë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy