Deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli në TV21 ka folur për qëndrimin e deputetëve shqiptarë karshi procesit të ndryshimeve kushtetuese.

Ajo tha se shqiptarët gjithmonë janë nisur nga thënia e rilindasit, Sami Frashëri, “që për shqiptarët dielli lind në perëndim”.

“Nuk paramendoj se ndonjë deputet shqiptarë nuk do të votojë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe nuk dua t’i komentoj me emra të përveçëm kolegët e mi apo paraqitjet e tyre. Për shqiptarët dielli lind në perëndim dhe ne nuk do të kemi lëvizje nga ky qëndrim që e ka thënë që moti Sami Frashëri”, tha Arta Bilalli-Zendeli.

Ajo foli edhe për procesin e ndarjes së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në rrugën drejt NATO-s. Sipas saj, kjo ndarje i ka zgjatur rrugën Maqedonisë në integrimin edhe në aleancën atlantike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Duhet të institojmë deri në fund që të mos shkëputemi nga pakoja me Shqipërinë”, tha Bilalli Zendeli.

 

The post Arta Bilalli-Zendeli: “Për shqiptarët dielli lind në perëndim”, deputetët shqiptarë do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";