Seanca e Komisionit për Çështje Evropiane në RMV, Bilalli-Zendeli: Opozita e ka bllokuar punën me vërejtje procedurale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane , Arta Bilalli-Zendeli, tha sonte se seanca është mbyllur, pasi kanë përfunduar dy ditët për diskutim në komision, të parashikuara për ligjet me flamur evropian dhe me procedurë të shkurtuar.

Ajo tha se nga 388 amendamentet e dorëzuara janë shqyrtuar vetëm dy për shkak se, siç tha ajo, opozita ka bllokuar punën me vërejtje procedurale.

Pas dy ditësh debat, Komisioni Parlamentar për Çështje Evropiane pasditen e sotme përfundoi debatin për propozim-amandamentet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës.

Në televizionin Telma, Bilalli-Zendeli tha se hapi i radhës është që Komisioni Legjislativ të thotë nëse këto ndryshime të propozuara janë në përputhje me Kushtetutën dhe nuk ka më debat komisioni për to.

Advertisement

Ajo tha se nga 388 amendamentet e dorëzuara, vetëm dy janë shqyrtuar, por sipas Bilallit, jo për fajin e tyre:

“Unë i kam lutur, por OBRM-PDUKM ka kërkuar proceduralisht. Kur kam folur për amendamentet kanë folur proceduralisht dhe nuk ka pasur debat, vetëm votim për amendamentet”, u shpreh Bilalli-Zendeli.

Mile Lefkov nga OBRM-PDUKM i cili është anëtar i këtij Komisioni, në të njëjtin emision tha se është antikushtetuese që nuk iu është dhënë mundësia për vërejtje procedurale.

Seanca e Komisionit për Çështje Evropiane në RMV, Bilalli-Zendeli: Opozita e ka bllokuar punën me vërejtje procedurale shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy