Bilalli: Ta shfrytëzojmë presionin ndaj Bullgarisë për shkak të Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Profesori universitar, Mersel Bilalli mendon se mund të arrihet progres në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe BUllgarisë pas intensifikimit të komunikimit mes dy kryeministrave, Dimitar Kovaçevski dhe Kirill Petrov.

“Mendoj se siguria e përgjithshme në Evropë, e ndërlidhur me gjendjen në Ukrainë, do ta detyrojë palën bullgare në konstruktivitet. Po ashtu do të përforcohet presioni i të frotëve ndaj Bullgarisë dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, tha Bilalli për “Fokus”.

Për dallim nga Bilalli, ish-ambasadori i Maqedonisë në Sofje, Marjan Gjorçev nuk shprehet optimist se do të tejkalohet situata me veton bullgare. Sipas tij, procesi negociues do të jetë i gjatë dhe i vështirë.

“Dy palët janë shumë larg për një zgjidhje në lidhje me gjuhën dhe kombin maqedonas”, tha Gjorçev.

Advertisement

Ai shton se Maqedonisë duhet t’i mbajë linjat e kuqe që ndodhen në Rezolutën e miratuar në Kuvend./Telegrafi/

Bilalli: Ta shfrytëzojmë presionin ndaj Bullgarisë për shkak të Ukrainës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy