Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Artan Grubi në “Facebook” u bën thirrje mërgimtarëve që të mobilizohen dhe të regjistrohen sa më shumë.

Grubi jep ydhëzime se si të regjistrohen dhe bën thirrje që të shpërndahet njoftimi te familjet e tyre.

“Të nderuar vëllezër dhe motra në mërgatë dhe ju familjarë të bashkëkombasve tanë që jetojnë në diasporë. Nga nesër, e hënë, 1 mars 2021, fillon procesi i vetregjistrimit në adresën: https://census.stat.gov.mk/. Ju lus për sensibilizim dhe mobilizim maksimal”, shkruan Grubi.

Ndryshe, Bujar Osmani gjatë ditës së djeshme deklaroi se nga 1 marsi fillon regjistrimi për mërgimtarët ndërsa për herë të parë diaspora do të përfshihet në regjistrimin e popullsisë në Maqedoni./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Artan Grubi u bën thirrje mërgimtarëve që të mobilizohen dhe të regjistrohen në regjistrimin e popullsisë shkruan Telegrafi.