Ambasadorja Byrnes mbështeti Ligjin për regjistrimin e popullsisë: Regjistrimi është i rëndësishëm për planifikim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadorja e SHBA-ve, Kate Marie Byrnes, i dha mbështetje miratimit të Ligjit për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Kuvend.

Në intervistë për Zërin e Amerikës, ajo vlerëson se ky është një hap i rëndësishëm për vendin për shkak se në Maqedoninë e Veriut, popullata dhe prona nuk është regjistruar gati 20 vite dhe ky operacion statistikor është kyç për krijimin e politikave të ardhshme zhvillimore.

Sipas ligjit, regjistrimi në Maqedoninë e Veriut do të zbatohet nga 1 deri më 21 prill.

Që nga pavarësia e shtetit janë zbatuar dy regjistrimi dhe një i pjesshëm në vitin 1991. Gjatë vitit 2011 regjistrimi i popullsisë dështoi./Telegrafi/

Advertisement

Ambasadorja Byrnes mbështeti Ligjin për regjistrimin e popullsisë: Regjistrimi është i rëndësishëm për planifikim shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy