minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Pendarovski konsultohet me ekspertë juridikë për Ligjin për regjistrimin e popullsisë - Struga.info


Pendarovski konsultohet me ekspertë juridikë për Ligjin për regjistrimin e popullsisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kabineti i presidentit thotë se Pendarovski është në konsultime me ekspertë juridikë dhe më pas do ta nënshkruajë Ligjin për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave.

“Presidenti Pendarovski bën konsultime me ekspertë juridik për Ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe gjatë ditëve të ardhshme do ta bëjë të ditur qëndrimin e tij”, thonë nga kabineti i Pendarovskit.

Të njëjtën ditë kur u miratua, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ligjin e ka dorëzuar te presidenti për nënshkrim dhe për shpallje të ligjit.

Pendarovski, sipas ligjit, në afat prej shtatë ditësh, duhet ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjin ose me letër ta njoftojnë kreun e Kuvendit nëse vendos të mos nënshkruajë ligjin.

Advertisement

Nëse presidenti vendos të mos e nënshkruajë, Kuvendi sërish e shqyrton ligjin sipas Rregullores, në afat prej 30 ditëve nga miratimi i ligjit. Pas shqyrtimit të dytë të ligjit, amendamentet mund të ndryshohen vetëm sipas vërejtjeve të presidentit.

Ndryshe, ku ligj u miratua më 20 janar, ndërsa këtë ligj e mbështeti LSDM, BDI, Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ndërsa OBRM-PDUKM nuk votoi./Telegrafi.

The post Pendarovski konsultohet me ekspertë juridikë për Ligjin për regjistrimin e popullsisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy