Faton Ahmetin në Fondin për Sigurim Shëndetësor do ta zëvendësojë Asaf Abduramani.

Këtë vendim e solli sot Qeveria në kuadër të seancës së 178-të.

“Qeveria, në seancën e sotme, e konstatoi dorëheqjen e Faton Ahmetit nga pozita drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qeveria e emëroi Asaf Abduramanin për u.d. drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë së Veriut”, qëndron në njoftimin e Qeverisë.

Ndërkohë Ahmeti është larguar nga Fondi, pasi siç ka bërë të ditur, do t’i përkushtohet partisë ku edhe mban funksionin sekretar i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Asaf Abduramani emërohet u.d. i drejtorit të Fondit Shëndetësor në RMV appeared first on Telegrafi.