ASH-AA: BDI duhet të bie nga pushteti, Arjanit Hoxha: Në Gostivar qytetarët dinë për cilin do të votojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM dhe LSDM tashmë treguan se se kë do të mbështesin në rrethin e parë aty ku nuk kanë kandidat të tyre. Mbetet të shihet koalicioni ASH-AA cilin do ta mbështesë në Tetovë dhe Zhelinë, ndërsa nga ky koalicion thonë se BDI duhet të humb në çdo komunë.

“Mbajmë qëndrimin se BDI duhet të humb në zgjedhjet komunale në Tetovë, Zhelinë, Çair, Tearcë, Strugë, Dibër dhe duhet të bie në qeveria. Presim që edhe partitë tjera shqiptare të përmbushin premtimet që i dhanë gjatë fushatës zgjedhore”, thonë nga koalicioni ASH-AA.

Ky koalicion shkon në rreth të dytë në Çair, Gostivar, Strugë, Dibër dhe Tearcë, ndërkaq Lëvizja Besa kërkon mbështetjen në Tetovë nga të gjitha partitë politike duke përfshirë edhe koalicionin ASH-AA. Në pyetjen nëse Lëvizja Besa do të mbështesë Taravarin në Gostivarit, Arianit Hoxha thotë se votat e qytetarëve askush nuk i posedon.

“Votat e trupit votues askush nuk mund të thotë se i ka të betonizuara dhe i mban në çantë. Oferta është në masë dhe në Gostivar votuesit do të zgjedhin nëse do të mbesë Taravari ose do të ketë kryetar të ri, përkatësisht, ish-kryetari i komunës. Ata e dinë se si duhet të veprohet. Ne kërkojmë që qytetarët të vendosin për programin”, tha Hoxha./Telegrafi/

Advertisement

ASH-AA: BDI duhet të bie nga pushteti, Arjanit Hoxha: Në Gostivar qytetarët dinë për cilin do të votojnë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy