ASH- AA: Pasaporta ekspres për mafian, ndërsa qytetarët pa asnjë dokument

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa reaguan sot në konferencë për shtyp duke thënë se Maqedonia e Veriut po bëhet shteti më tragjikomik në botë.

” Qeveria aktuale dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) po bëhen gazi i botës dhe tmerr për qytetarët. Tani e disa javë, MPB nuk ka pasaporta për qytetarët, ndërsa gjithë botën e ka njoftuar se shtetasit tanë do të lëvizin me pasaporta të skaduara. Po bëhen tre muaj që e njëjta ministri nuk ka as targa për veturat që po regjistrohen. E për të mos mjaftuar kjo, ministria nuk ka as ekzemplarë për të shtypur patenta të shoferëve dhe të gjithë qytetarëve që aplikojnë ju jepet një vërtetim në letër”, thonë nga koalicioni i përbashkët.

Ata shtojnë se ditëve të fundit, ka informacione e në disa shkolla nuk ka as dëftesa për nxënësit. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut ishte shteti i vetëm që në këtë periudhë për afat prej dy ose tri ditëve ka pajisur me çdo lloj dokumenti kriminelët më të mëdhenj dhe krerët e mafias nga rajoni dhe bota.

” Por, problemi nuk përfundon me kaq. Tani parashikohet të fillojë golgotë e vërtetë. Në javët në vijim pritet të arrijnë mërgimtarët, ku siç tanimë është raportuar, shumica prej tyre kanë dokumente të skaduara. Sikur në shumë raste edhe kësaj here, nga paaftësia e institucioneve, mërgimtarëve nuk u janë rinovuar dokumentet në ambasada. Tani edhe në vendlindje ata do të përballen me mungesë të dokumenteve, pajisjeve dhe me rënien e famshme të sistemit. Për këtë po ju paralajmërojmë që tani dhe do t’ju rikujtojmë kur të vijë dita. Mos thoni se fluksi ju zuri në befasi, por pranojeni se jeni të paaftë dhe të korruptuar dhe se jeni vetëm në shërbim të kriminelëve”, thuhet në fund të reagimit./Telegrafi/

Advertisement

ASH- AA: Pasaporta ekspres për mafian, ndërsa qytetarët pa asnjë dokument shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy