Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka parashtruar në Gjykatën Kushtetuese, nismë për vlerësim të ligjshmërisë së vendimit të Qeverisë, me të cilin lirohen qytetarët serb nga pagesa rrugore.
Avokati i opozitës shqiptare, Abidin Abduli ka deklaruar se vendimi është në kundërshtim me ligjin për pagesë rrugore dhe njëkohësisht i vendosë në pozitë të pabarabartë qytetarët e vendit, por edhe qytetarët e huaj të vendeve fqinje që tranzitojnë përmes Maqedonisë së Veriut.
“Vlerësojmë si parti politike se ky vendim i Qeverisë është anti Ligjor për shkak se në Ligjin për rrugë publike taksativisht shkruhet se cilat veturat janë të liruara nga pagesa rrugore. Andaj vlerësojmë se çdo vendim i Qeverisë duhet të jetë në përputhshmëri me Ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
“Nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese nuk na ka dhënë përgjigje, por ne si parti politike duhet ta ngremë zërin kundër çdo padrejtësie, çdo vendimi gjyqësor, ç’do vendimi të Qeverisë i cili nuk është në përputhshmëri me ligjet e këtij vendi”, deklaroi Abidin Abduli, Avokat ASH-AAA.
The post ASH-AAA dorëzon nismë në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të Qeverisë për turistët serb appeared first on Telegrafi.