ASH-AAA kërkojnë dorëheqjen e Zaevit dhe Filipçes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev dhe Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe për, siç thonë, skandalin me kompaninë fantome të vaksinave kineze.

“Pas publikimit të korrespondencës së Ministrisë së Shëndetësisë me kompaninë fantome nga Hong Kongu, me qëllim të furnizimit me vaksina kineze , u vërtetua skema kriminale e këtij ministri dhe kryeministrit Zaev.

Edhe në këtë kohë krize ku mijëra qytetarë janë të infektuar, kur numri i të infektuarve rritet çdo ditë e më shumë, kur fatkeqësisht edhe numri i qytetarëve që e humbin jetën është në rritje, ministri Filipçe dhe kryeministri Zaev nuk e kanë mendjen që të sigurojnë vaksina në mënyrë të rregullt, por përkundrazi bëjnë pazarllëqe dhe ndërmarrje jashtë çdo norme humane.

Është për tu habitur se si kryeministri Zaev, i përdor kompanitë që përmenden në të ashtuquajturat “bomba”, nga aktiviteti kriminel i Gruevskit, për të njëjtin qëllim, por tani edhe në kurriz të shëndetit të qytetarëve.

Advertisement

Në këtë situatë, gjëja më e logjikshme do të ishte dorëheqja e ministrit Filipce dhe kryeministrit Zaev, për të mirën e qytetarëve!”, thuhet në kumtesën e koalicionit./Telegrafi/

ASH-AAA kërkojnë dorëheqjen e Zaevit dhe Filipçes shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy