ASH-AAA: Maqedonia e para për vdekjet nga COVID-19 në nivel botëror

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kanë akuzuar pushtetin për keqmenaxhim të situatës me pandeminë.

Këto parti rikujtojnë rastin e parë të vdekjes nga COVID-19, duke thënë se keqmenaxhimi me pandeminë është vërejtur që nga fillimi dhe tani numri i vdekjeve ka arritur në 3.388.

“Maqedonia e Veriut hyri në valën e tretë të pandemisë COVID 19 nga fakti që kemi rritje enorme të numrit të të infektuarve dhe të vdekurve. Arsyet janë: keqmenaxhimi i pandemisë nga ana e qeverisë, e sidomos nga Ministria e shëndetësisë, mutacionet e virusit SARS CoV 2 dhe sjellja joadekuate e një pjese të qytetarëve. Sot u bën plot një vjet nga vdekja e pacientit të parë si pasojë e COVID 19 dhe ky numër sot arrin shifrën 3388 të vdekur, ku në korrelacion me numrin e banorëve renditemi në krye të tabelës në nivel botëror, duke shtuar këtu 115 222 të infektuar, 12 819 raste aktive dhe 99.015 pacient të shëruar”.

“Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, si opozitë konstruktive, në vazhdimësi ka ndjekur, ka kritikuar dhe ka propozuar zgjidhje konkrete për menaxhimin e pandemisë. Keqmenaxhimi dukshëm u vërejt që nga fillimi i pandemisë me vonesat e masave mbrojtëse dhe mungesa e mjeteve mbrojtëse nëpër spitale. Në tetor për në planetin Mars u lansua roveri i NASA-s, Perseverance dhe njëkohësisht kryeministri Zaev premtoi sigurimin e vaksinave deri në Dhjetor të vitit 2020. Roveri për 6 muaj mbërriti në planetin Mars, ndërsa vaksinat në Maqedoninë e Veriut ende s’janë askund. Kjo dëshmoi për vaksinodiplomaci të dobët, që rezultoi me vaksinim të ulët të popullatës dhe me vaksinoturizëm, ku shumë qytetar kërkuan të vaksinohen në shtetet fqinje”, thuhet në njoftimin e ASH-AAA.

Advertisement

Ata shtojnë se Qeveria e sidomos Ministria e shëndetësisë nuk i morën seriozisht sugjerimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për valën e tretë dhe pasojat e saj.

“Nuk e përmirësuan infrastrukturën e spitaleve e sidomos të Spitalit klinik në Tetovë ku shumë familjar të sëmurëve paraqitën ankesa për gjendjen e rëndë dhe kushtet mizore dhe trajtimi joadekuat i pacientëve si pasojë e nënçmimit të migrimit të personelit mjekësor në vendet e perëndimit. Poashtu, ministria është përgjegjëse edhe për mos ndërtimin e shumë spitaleve modulare e sidomos asaj në Manastir dhe në disa qytete tjera. Jemi në fund të muajit Mars ose në fund të çerekut të parë, kur sipas premtimeve duhej të sigurohen sasi e mjaftueshme e vaksinave, me qëllim të arritjes së imunitetit kolektiv dhe normalizimit të situatës epidemiologjike”.

“Neve nuk na duhen arsyetime e as ankesat për vonesa, por kërkojmë përgjegjësi nga kryeministri Zaev, zëvendës kryeministri Grubi, ministri Filipçe dhe zëvendësministri Hasani për mossigurimin e vaksinave dhe aferën me vaksinat kineze. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa përsëri propozon që Klinikat universitare në Qendrën klinike të shpallen zona të gjelbërta, ku do të trajtohen pacientët me sëmundje të ndryshme që ndikojnë keq në shëndetin publik, ndërsa Spitali i qytetit “8 shtatori”, salla e sportit “Boris Trajkovski” dhe kazerma “Ilinden” të bëhen kovid qendra apo Zona të kuqe. Poashtu, propozojmë që çdo qytetar një here në javë të mund të testohet me teste të shpejta për praninë e virusit korona, si dhe plotësimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse me profesionist të fushave adekuate si infektolog, mikrobiolog dhe imunolog”, thuhet në reagimin e ASH-AAA./Telegrafi/

ASH-AAA: Maqedonia e para për vdekjet nga COVID-19 në nivel botëror shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy