ASH-Alternativa: Zaev dhe Mickoski, përmes Ahemtit, i nënçmuan shqiptarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thuhet se “BDI, që shtiret si përfaqësues i shqiptarëve në Qeveri, sot edhe njëherë e nënçmoi elektoratin e vet dhe të gjithë shqiptarët”.

“Zaev vet e vërtetoi se vendimin për anulimin e regjistrimit ia ka kumtuar Ahemtit vetëm përmes telefonit dhe se nuk e ka pyetur për qëndrim. Ndërkohë Mickoski e quajti atë vetëm kuantitet dhe jo kualitet”.

“Në këtë mënyrë, nga një parti që hyri në qeveri duke mashtruar me “kryeministrin shqiptar”, BDI sot u shndërrua në parti që u bën dëm tjetër shqiptarëve, kësaj radhe përmes shtyrjes së regjistrimit. Sidoqoftë, ia bëjmë me dije Zaevit, Mickoskit dhe Ahmetit, që edhe nëse ata arrijnë që përmes numrave të na mbivotojnë dhe ta shtyjnë regjistrimin, ata nuk do të arrijnë kurrë që ta ulin numrin dhe përqindjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Shtabet dhe aktivistët tanë, si në mërgatë ashtu edhe në vend, do të jenë vigjilentë dhe aktivë, ashtu që kurdo që të caktohet përsëri, ne do të jemi këtu për të senzibilizuar dhe shpëtuar këtë proces. Ndërkaq për çdo pazar që ju e bëni në dëm të shqiptarëve, një ditë të gjithë do të përgjigjeni”, thonë nga ASH-AAA.

Regjistrimi i popullsisë për në mërgatë mbetet aktiv

Advertisement

Ata rikujtojnë se Zaev dhe Mickoski u dorëzuan para një teme të vetme edhe atë problemit me shtetësisë, një proces që e nisi ASH-AAA.

“Fillimisht na lutën të ulemi, ndërsa së shpejti do të detyrohen edhe ta zgjidhin këtë problem, sepse ata e dinë që ne nuk janë të gjithë shqiptarët BDI dhe Ahmeti”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Advertisement

ASH-Alternativa: Zaev dhe Mickoski, përmes Ahemtit, i nënçmuan shqiptarët shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy