ASH: BDI t’u jep fund shpërblimeve për shefin e tyre Sasho Mijallkov

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje BDI-së që t’u jep fund shpërblimeve për shefin e tyre, Sasho Mijallkov.

Lehtësimet dhe favoret e njëpasnjëshme për Mijallkovin së fundmi kanë kulminuar edhe me një pushim tre vjeçar në burgun e Strugës.

“Vetëm në Maqedoninë e Veriut ndodh që të vjedhësh qytetarët, të keqpërdorësh pushtetin, të bëhesh milioner dhe në fund të falesh, të amnistohesh dhe të shpërblehesh me dënime qesharake e me strehim luksoz.

E gjithë kjo ndodh falë regjimit aktual hibrid, e veçanërisht BDI-së të cilët dëgjuam edhe në bisedat e përgjuara se kontrollojnë gjykatës dhe prokurorë të cilët i kanë emëruar bashkë me Mijallkovin dhe Jankullovskën”, thuhet në reagimin e ASh-së./Telegrafi/

Advertisement

ASH: BDI t’u jep fund shpërblimeve për shefin e tyre Sasho Mijallkov shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy