ASH dhe Alternativa bllokojnë propozim-ligjin për kundërvajtje, dorëzojnë dy mijë amendamente

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Paralajmërimet e opozitës shqiptare për bllokimin e ligjeve, sot u dëshmuan edhe në praktikë. Deputetët opozitarë shqiptarë propozuan mbi 2000 amendamente ndaj propozim-ligjit për kundërvajtje.

Ditë më parë opozita shqiptare njoftoi se se në çdo komision kuvendar ku ka anëtarë të opozitës shqiptare, do të përgatiten amendamente të panumërta për çdo propozim/ligj.

Kjo siç deklaruan më herët nga opozita shqiptare, vjen si reagim i bllokimit të propozimit të tyre për Ligjin për nënshtetësinë, i cili u bllokua nga opozita maqedonase.

Ndryshe, ata propozuan që personat që kanë problem me nënshtetësinë, të njëjtën të mund ta marrin me tre dëshmitarë, të cilët do të dëshmojnë se personi në fjalë ka jetuar ose jeton në RMV./Telegrafi/

Advertisement

 

ASH dhe Alternativa bllokojnë propozim-ligjin për kundërvajtje, dorëzojnë dy mijë amendamente shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy