ASH: Fushata në Tetovë, fushatë kontratash nga pushteti lokal dhe qëndror

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aleanca për Shqiptarët përmes një pres konference ka shprehur shqetësime se partitë në pushtetin qendror por edhe lokal janë duke bërë fushatë me nënshkrimin e kontratave në vepër me qëllim që më pas t’i shantazhojnë edhe kërcënojnë të njëjtit.

“Në këtë fushatë në vend që të kemi një garë reale platformash, ofertash e vlerash njerëzore, për fat të keq nga ana e partive që kanë pushtet, qoftë lokal a qendror, po zhvillohet një garë se kush do të ofrojë më shumë kontrata pune, të cilat kontrata po shndërrohen në mjet kërcënues e shantazhues për qytetarët. Kjo praktikë e nisur moti nga BDI, tani po përdoret edhe nga partitë e tjera që kanë pushtet qoftë lokal a qendror. Mjafton të kenë një drejtori dhe në çast e shndërrojnë atë në dyqan punësimesh të përkohshme”, tha Vjollca Berisha, sekretare e ASH-së.

Kujtojmë se banorët e qytetit të Tetovës do të votojnë më datë 20 gusht për këshill komunal.

ASH: Fushata në Tetovë, fushatë kontratash nga pushteti lokal dhe qëndror shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy