ASH: Komisioni kadrovik i partisë ka propozuar shkarkimin e ministrave Azir Aliu dhe Fatmir Mexhiti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aleanca për Shqiptarët në një njoftim për media thotë se Komisioni kadrovik i partisë i ka propozuar kryeministrit shkarkimin e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu dhe atë të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Siç thuhet në njoftim, propozimi për shkarkim është bërë për shkak të punës jo etike të ministrave.

“Komisioni kadrovik i Aleancës për Shqiptarët, i përbërë nga 7 anëtarë, si i vetmi organ i ASH-së për çështje kadrovike, me shumicë prej 5 votash, vendosi t’i propozojë Kryeministrit shkarkimin e Ministrit të Shoqërisë Infornatike dhe Administratës dhe Ministrin e Shëndetësisë”.

“Ky vendim u soll pasi përmes fuqisë së funksionit ministër, por pa poste partiake, dy ministrat kryejnë veprime që bien në kundërshtim me Kodin Etik, përfshirë shantazhet dhe presionet ndaj anëtarëve të ASH dhe të punësuarve, si dhe koketimin e sotshëm publik me OBRM-PDUKM, duke i shkuar në zyrë ministrit të saj”, thuhet në njoftim.

Advertisement

Ndryshe, sot ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, në një deklaratë për media tha se nuk e ka ndërmend të jep dorëheqje, ndërsa shprehi mbështetjen e tij për Arben Taravarin pas ngjarjeve të fundit në ASH./Telegrafi/

The post ASH: Komisioni kadrovik i partisë ka propozuar shkarkimin e ministrave Azir Aliu dhe Fatmir Mexhiti appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy