ASH: Nuk i kemi çmimet më të lira të derivateve, por pagën më të dobët mesatare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga ASH përmes një komunikate thonë se Kovaçevski dhe shumica e ministrave, trumbetuan këto ditë se Maqedonia ka çmimet më të lira të derivateve në rajon.

Sipas tyre, një deklaratë e tillë është manipulim skandaloz dhe nuk përkon aspak me realitetin që përjetojnë qytetarët dhe amvisëritë.

“Për të konstatuar nëse çmimet e derivateve janë të lira ose jo, ato duhet krahasuar me pagën mesatare të një vendi. Maqedonia e Veriut ka çmim më të lirë për disa cent krahasuar me vendet e rajonit, por ka pagën më të ulët që arrin deri në dyfish. Sa për krahasim, paga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut është 486 euro, ndërsa në Bosnje 515 euro, në Mal të Zi 527 euro, në Serbi 634 euro dhe në Kroaci dyfish më e lartë, apo 962 euro. Sipas këtyre të dhënave zyrtare rezulton se çmimi i derivateve dallon nga 5 deri më së shumti në 15%, apo për disa cent, ndërsa paga mesatare nga 30% deri në 100% apo për qindra euro dallim”, thonë nga ASH.

Ata shtojnë se me një pagë mesatare neto në Maqedoni mund të blihen 342 litra dizell, ndërsa në Bullgari 456 litra, në Serbi 409 litra, në Greqi 655 litra dhe në Kroaci 656 litra dizell.

Advertisement

“Aleanca për Shqiptarët fton Qeverinë edhe një herë që urgjentisht të ulë akcizën dhe TVSH-në për derivatet dhe ti jep fund plaçkitjes së qytetarëve në kohë krize”, thonë nga AS./Telegrafi/

ASH: Nuk i kemi çmimet më të lira të derivateve, por pagën më të dobët mesatare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy