ASH: Nuk mund të ketë zgjedhje të lira me BDI-në në pushtet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të Aleancës për Shqiptarët reagohet në lidhje me kërkesën e OBRM-PDUKM-së për zgjedhjet të parakohshme kuvendare.

Nga ASH thonë se me BDI-në në pushtet, nuk mund të ketë zgjedhje të lira, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ne vlerësojmë se nuk mund të ketë zgjedhje të lira me BDI-në në pushtet. Kjo Qeveri, me ciklet e fundit ka dëshmuar se nuk ka kapacitet dhe as gatishmëri për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike”, thonë nga ASH.

Në fund ata shtojnë se nuk mund të flitet për demokraci kur i gjithë shteti vihet në shërbim të partive në pushtet, qytetarët kërcënohen dhe shantazhohen, ndërsa votat, sipas ASH-së, blihen dhe vidhen./Telegrafi/

Advertisement

 

ASH: Nuk mund të ketë zgjedhje të lira me BDI-në në pushtet shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy