ASH: Projektet e Ministrisë së Kulturës fitohen nga eksponentë të cilët i sheh çdoherë në tubime të BDI-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas Aleancës për Shqiptarët, konkursi i shpallur nga Ministria e Kulturës është konkurs që diskriminon shqiptarët.

“Nëse analizohen mirë rezultatet e ndarjes së buxhetit për projekte dhe aktivitete kulturore, vërehet se shqiptarët në shumicën e sektorëve nuk arrijnë as 20 përqind të mjeteve. Do të përmendim vetëm disa sektorë sa për ilustrim, Sektori për botime ku shqiptarët marrin 18.39%, festivalet e literaturës 18%, Sektori i dramës 18%, ndërsa edhe më keq është në sferat e tjera si ajo e festivaleve të muzikës ku shqiptarët kanë zero përqind”, deklarojnë nga Aleanca për Shqiptarët

ASh shton se, përveç diskriminimit etnik, në buxhetin e sivjetshëm janë vërejtur edhe keqpërdorime dhe dallime politike dhe klanore. Në muzikë në shumë projekte të fituara do ta hasni mbiemrin Grubi, ndërsa artistë të shumtë janë lënë duar bosh.

“Projekte kanë fituar edhe eksponentë të tjerë të cilët i kemi parë në tubime dhe manifestime partiake të BDI-së, madje me shuma të majme të cilat lënë shumë hapësirë për të dyshuar”, shprehen nga ASH./Telegrafi/

Advertisement

 

 

ASH: Projektet e Ministrisë së Kulturës fitohen nga eksponentë të cilët i sheh çdoherë në tubime të BDI-së shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy