ASh: Qeveria i hap derën korrupsionit me memorandum të paligjshëm për gazifikimin e vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, e dënon ashpër vendimin e Qeverisë për të nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me “Kazandzhi Holding”, kompania bijë e së cilës, “AKSA Energy”, është e përfshirë në hetime për korrupsion në Ganë. Nga ASH thonë se ky veprim përbën shkelje të rëndë të Ligjit për Energjetikë dhe një rrezik serioz për të ardhmen energjetike dhe interesin publik të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Në vend që të zhvillojë një procedurë transparente dhe konkurruese tenderimi, ashtu siç parashihet qartë në Nenin 94 të Ligjit për Energjetikë, Qeveria zgjedh që të mbyllë marrëveshje në mënyrë sekrete dhe të dyshimtë, pa asnjë analizë të thelluar për ndikimet ekonomike, ekologjike dhe shoqërore.

Kjo praktikë e errët shton dyshimet se interesat partiake dhe personale janë vendosur mbi interesin publik, ndërsa qytetarët do të jenë ata që do ta paguajnë faturën për një projekt që bie ndesh me drejtimin strategjik të vendeve të BE-së. Kur shtetet anëtare të Unionit Evropian po i largohen gazit natyror, Qeveria po ndërton rrjete të reja shpërndarëse për një burim energjie që është më i shtrenjtë dhe më i dëmshëm për klimën dhe ekonominë familjare.
Pyetjet që Qeveria duhet t’i përgjigjet janë:

Pse po shkelet Ligji për Energjetikë dhe po anashkalohet procedura ligjore e përzgjedhjes së partnerit?
A është bërë ndonjë analizë për nevojat reale të gazifikimit dhe koston për qytetarët?
A ekziston një Strategji për zhvillimin e sektorit energjetik për 20 vitet e ardhshme, siç është detyrim ligjor?
Çfarë garancish i janë dhënë investitorit të huaj për ta “bindur” të investojë 1 miliard euro?

Advertisement

Partneriteti me një kompani e përfshirë në afera korruptive ndërkombëtare ngre alarmin për një korrupsion të organizuar në nivel të lartë qeveritar dhe kërkon një hetim të menjëhershëm nga organet kompetente, përfshirë Prokurorinë Publike dhe Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Aleanca për Shqiptarët kërkon anulimin e menjëhershëm të memorandumit, kthimin në binarët ligjorë dhe hapjen e një debati publik për sigurinë dhe drejtimin afatgjatë të politikave energjetike në vend”, thonë nga ASH.

Nga atje shtojnë se asnjë marrëveshje e mbyllur pas dyerve të qeverisë nuk mund të jetë në dobi të qytetarëve. Transparenca është kushti i parë për zhvillim të qëndrueshëm dhe luftë kundër korrupsionit./Telegrafi/

The post ASh: Qeveria i hap derën korrupsionit me memorandum të paligjshëm për gazifikimin e vendit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy