Qeveria e RMV-së sërish me fushatë kundër korrupsionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria me fushatë të re për çrrënjosjen e korrupsionit. Kryeministri Zaev u bëri thirrje qytetarëve të mos frikësohen dhe të denoncojnë korrupsionin, ndërsa porosia iu drejtua edhe të gjithë bartësve të funksioneve publike dhe nëpunësve të administratës.

Ndër vite paralajmërohet luftë e ashpër kundër korrupsionit, ndërsa vendi vazhdon të shënojë ngecje në këtë drejtim. Transparencë Internacional e renditi Maqedoninë e Veriut në vendin e 111 nga gjithsej 180 vende sipas indeksit për perceptimin e korrupsionit në vitin 2020.

“Të gjithë duhet të dinë se korrupsioni nuk paguhet. Ata që kapen me korrupsion janë në burg dhe janë të turpëruar para fëmijëve dhe miqve dhe ne duhet ta luftojmë këtë të keqe. Unë besoj që raportet e ardhshme do të jenë më të mira. Nëse bashkohemi të gjithë, vërtetë kjo e keqe që e shkatërron shoqëri, çdokund ka dëshmi që shkatërron shtete të tëra, shoqëri të tëra. Duhet ta shkatërrojmë.

Tendenca duhet të jetë çrrënjosje maksimale të korrupsionit dhe kuptohet krimi që i bashkëngjitet, ryshfeti që ofrohet dhe kërkohet nga ana tjetër”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Advertisement

Qeveria e RMV-së sërish me fushatë kundër korrupsionit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy