ASH: RMV t’i hapë kufijtë njëjtë si shtetet fqinje dhe ato të BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga partia opozitare Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë për hapjen e kufijve ku deklarojnë se kjo hapje e kufijve nuk është në kuadër të lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë respektivisht, hyrjen e tyre në Maqedoninë e Veriut.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sjellë vendim për hapjen e kufijve prej datës 17 Qershor. Megjithatë kjo hapje e kufijve nuk është në kuadër të lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë respektivisht, hyrjen e tyre në Maqedoninë e Veriut.

Maqedonia e Veriut, dhe Qeveria e saj vazhdon të zbatojë masa unike nga vendet e rajonit, njëjtë siç ka eksperimentuar po thuajse me shumë vendime të Qeverisë për parandalimin e Covid 19, të cilat nuk kanë dhënë aspak sukses dhe efekt në mbrojtjen e shëndetit publik.

Për në si ASH është i papranueshëm vendimi që qytetarët tanë për t’u kthyer në Maqedoninë e Veriut si kusht duhet ta kenë PCR testin, e aq më pak edhe të vetë izolohen. Maqedonia e Veriut tani më fatkeqësisht është lider në rajon për nga numri i të infektuarve dhe të vdekurve në milion banor, andaj shëndeti publik i qytetarëve të saj, nuk mund të rrezikohet nga mërgimtarët tanë që vijnë nga vendet e BE-së të cilat pothuajse e kanë fituar betejën me Covid 19 dhe i kanë hapur kufijtë për të lëvizur pa asnjë pengesë.

Advertisement

Me këtë veprim RMV nuk po respekton as rregullat e fqinjësisë së mirë ndaj shteteve ta cilat nuk po kërkojnë testime për qytetarët tanë”, deklarojnë nga ASH.

ASH kërkon urgjentisht që Qeveria në mbledhjen e radhës t’i heqë masat aktive për qytetarët që kthehen ne vendlindje, testin PCR si dhe vetizolimin./Telegrafi/

ASH: RMV t’i hapë kufijtë njëjtë si shtetet fqinje dhe ato të BE-së shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy