Aleanca për Shqiptarët sot në konferencë për shtyp, kanë kërkuar që ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, të jep përgjigje në lidhje me mbylljen e një stacioni për kontroll teknik në Gllumovë, pak ditë pas tragjedisë në Bullgari.

Zylfi Adili nga ASH, tha se në këtë stacion ka kryer kontroll teknik edhe autobusi që u aksidentua në Bullgari, ndërsa e akuzoi Spasovskin se e ka mbyllur të njëjtin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Spasovski me 26 nëntor të vitit 2021 ka nënshkruar vendimin për ndalimin e veprimtarisë së stacionit për kontroll teknik “Vija Komerc-Xhemal nga fshati Gllumovë për shkak të parregullsive të konstatuara që nga data 12 gusht të vitit 2021”.

“Ndërkohë brenda periudhës nga konstatimi i parregullsive, deri në nënshkrimin e vendimit me 5 tetor të vitit 2021 në këtë stacion ka kryer kontroll autobusi që u dogj në Bullgari dhe mori jetën e 45 qytetarëve. Kujtojmë, vendimi për mbylljen e stacionit është nënshkruar tre ditë pasi ndodhi tragjedia”, tha Zylfi Adili./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

ASH: Spasovski të jep përgjigje për mbylljen e stacionit për kontroll teknik, pas tragjedisë me autobusin në Bullgari shkruan Telegrafi.