Spasovski: Kontrolli i fundit teknik është bërë më 5 tetor, transportimi i viktimave do të paguhet nga shteti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencë për shtyp sikurse ministri Osmani shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave në aksidentin tragjik në Bullgari.

Spasovski tha se institucionet janë këtu për të ofruar ndihmë sipas nevojave dhe se transportimi i viktimave do të paguhen nga shteti.

“Sot njoftova ministrin bullgar Rashkov dhe i thash se një ekip i MPB-së si policia e uniformuar dhe e komunikacioni si dhe policia e krim-teknikës nisi për Bullgari për të ndihmuar policët bullgarë”, tha Spasovski duke shtuar se edhe shërbime tjera nga Maqedonia e Veriut janë nisur për ta ndihmuar ekspertizën.

“Besoj se shumë shpejt do të kemi përgjigje ndaj të gjitha paqartësive rreth kësaj tragjedie dhe do të kemi efikasitet në vërtetimin e përgjegjësisë. Ajo që mund ta them tani është se është bërë kontroll i fundit teknik i autobusit është bërë më 5 tetor 2021 ndërsa procedura hetimore do t’i jap të gjitha detajet”, tha Spasovski./Telegrafi/

Advertisement

Spasovski: Kontrolli i fundit teknik është bërë më 5 tetor, transportimi i viktimave do të paguhet nga shteti shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy