Spasovski: Një pjesë e madhe e pasaportave të falsifikuara janë bërë kur Çulev ishte ministër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në emisionin “Samo Vistina” në Kanal 5 komentoi aferën e pasaportave të falsifikuara. Ai tha se aktiviteti i tillë ka filluar me Qeverinë e kaluar me dhënien e dokumenteve të falsifikuara që janë përdorur edhe për zgjedhje.

“Një aktivitet të tillë e nisi regjimi, kur dokumentet e falsifikuara përdoreshin për zgjedhje dhe ka hetime për këtë”, tha Spasovski.

Sipas ministrit, hetimi tregon se ata që kanë marrë pasaporta nuk kanë qenë të pranishëm dhe këtë e kanë punuar punonjës në MPB me organizim me persona jashtë MPB-së.

“Kemi persona të cilët janë të përfshirë dhe nuk janë në institucionet shtetërore. Do të analizohen dhe do të sigurohen dëshmi shtesë”, tha Spasovski.

Advertisement

Ministri shtoi se e rëndësishme është që institucionet kanë reaguar menjëherë dhe se hetimi po zgjerohen, kurse një pjesë e madhe e pasaportave janë përpunuar në kohën kur Çulev ishte ministër./Telegrafi/

Spasovski: Një pjesë e madhe e pasaportave të falsifikuara janë bërë kur Çulev ishte ministër shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy