ASh, Taravari: VLEN dështoi me Kushtetutën e re, bllokadë në rrugën drejt BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, akuzon VLEN-in se kanë dështuar me ndryshimet kushtetuese, ndërsa rruga e vendit drejt BE-së është e bllokuar.

“Subjektet politike të koalicionit VLEN, para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024, u zotuan se do të respektojnë ligjin dhe kushtetutshmërinë në Maqedoninë e Veriut, por njëkohësisht shpallën se kushtetuta aktuale është e mangët, e kufizuar dhe nuk i pasqyron realitetet politike, sociale e etnike të vendit.

Premtuan se brenda gjashtë muajve të parë të qeverisjes do të nisin ndryshimet kushtetuese, për të ndërtuar një dokument të ri, më demokratik dhe modern, që do ta ridefinonte vendin si shtet të barabartë të dy bashkësive shumicë, me të drejta të garantuara për të gjitha komunitetet tjera, sipas praktikave më të mira të Bashkimit Evropian.

Ky ishte premtimi madhor me të cilin VLEN e justifikoi pjesëmarrjen në qeveri, duke e paraqitur atë si hapin vendimtar për integrimin e vendit në BE.

Advertisement

Pas gati një vit e gjysmë qeverisje, çfarë ndodhi? Asgjë. Ndryshimet kushtetuese nuk ndodhën. Deri më sot, procesi ka mbetur vetëm fjalë, ndërsa rruga e vendit drejt BE-së është bllokuar edhe më shumë”, akuzojnë nga ASh./Telegrafi/

The post ASh, Taravari: VLEN dështoi me Kushtetutën e re, bllokadë në rrugën drejt BE-së appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy