ASH: Të ulen akcizat dhe TVSH-ja për karburantet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimeve të naftës dhe kërkon që të ulen akciza dhe TVSH-ja për derivatet e naftës.

“Faktori kryesor është rritja e çmimit në bursa ndërkombëtare. Por, përveç kësaj ka edhe faktorë të brendshëm, pasi taksat, akciza e tatimet janë në nivele të larta”, thonë nga ASH.

ASH propozon disa masa që të zbuten efektet financiare pas kësaj rritjeje dramatike të çmimit të karburanteve në Maqedoninë e Veriut.

1. Ulja e akcizës nga 22 denarë për benzinën në 15 denarë, si dhe për dizelin nga 15 denarë që është aktualisht, në 9 denarë.

Advertisement

2. Ulja e tatimit mbi vlerën e shtuar, TVSH-së, nga 18% në normën preferenciale prej 5 %, njëjtë siç vepruan me çmimin e energjisë elektrike që poashtu ishte propozim i Aleancës për Shqiptarët dhe rezultoi pozitivisht edhe pse fillimisht Qeveria ishte skeptike dhe refuzonte.

3. Pasi çmimet në bursat botërore çdo ditë po shënojnë rritje, propozojmë që qeveria të aplikojë ngrirje për taksat e akcizat, në nivelet e çmimit të para një jave ( 28.02.2022 ), pra të aplikojë limit maksimal të çmimit për këta tregues.

4. Të ulet në minimumin e mundshëm edhe marzha e tregtimit nga shitësit me pakicë.

Nga ASH shtojnë se këto masa duhet të ndërmerren sa më shpejtë që është e mundur./Telegrafi/

Advertisement

ASH: Të ulen akcizat dhe TVSH-ja për karburantet shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy