ASH Tetovë: BDI duhet të bjerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë përmes një kumtese njoftoi se ende nuk kanë marrë qëndrim për përkrahje të drejtpërdrejtë të njërit apo tjetrit kandidat për kryetar komune në rreth të dytë në Komunën e Tetovës.

Ata shtojnë se për këtë çështje do të vendosin organet qendrore të partisë pas konsultimeve me të gjitha palët.

“Në të njëjtën kohë informojmë opinionin se Aleanca për Shqiptarët është e interesuar të bie pushteti korruptiv dhe i kriminalizuar i BDI-së në Tetovë, Strugë, Çair, Tearcë dhe Bogovinë, por BDI bjen përfundimisht kur bjen edhe Qeveria. Konform kësaj do të jetë edhe sjellja jonë për rrethin e dytë”, thonë nga ASH.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha kishin takim ku u diskutuan bashkëpunimet e mundshme në rreth të ditë, ndërsa për këtë, sipas Arjanit Hoxhës, do të vendosin organet partiake./Telegrafi/

Advertisement

ASH Tetovë: BDI duhet të bjerë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy