Partia shqiptare në opozitë Aleanca për Shqiptarët, thotë se ministri Jeton Shaqiri dhe Avokati i Popullit Naser Ziberi, nuk e respektojnë gjuhën shqipe.
Nga kjo parti thonë se Ziberi dhe Shaqiri në komunikimin zyrtar e kanë përdorur vetëm gjuhën maqedonase.
“I ashtuquajturi Avokati i Popullit, Naser Ziberi, në një shkresë dërguar Ministrit për Arsim, Jeton Shaqiri, kishte tentuar edhe një herë të bëjë presion mbi arsimtarët që ta ndërpresin grevën. Edhe pse që të dy funksionarët janë të deklaruar si shqiptarë, shkresa ishte dërguar vetëm në gjuhën maqedonase. Këtë shkresë, si të tillë dhe vetëm në një gjuhë, me mburrje e kishte publikuar Ministri Shaqiri”.
“Ne nuk duam të ndërhyjmë në bindjet dhe përzgjedhjet personale të dy funksionarëve të BDI-së. Ata mund të vazhdojnë që në jetën private të komunikojnë vetëm në gjuhën maqedonase. Por, i rikujtojmë se në fuqi ka një ligj që në këto institucione i obligon të përdorin dy gjuhët, gjegjësisht edhe gjuhën shqipe, aq më tepër kur shkresa ka të bëjë edhe me arsimtarët, një pjesë e madhe e të cilëve janë shqiptarë. Ftojmë edhe Inspektoriatin për zbatimin e ligjit të gjuhëve që urgjentisht të kryjë detyrën dhe të merr masa ndaj dy funksionarëve të BDI-së”, thonë nga ASH./Telegrafi/
The post ASH: Ziberi dhe Shaqiri zyrtarisht duhet ta respektojnë gjuhën shqipe appeared first on Telegrafi.