Për herë të parë pas dy shtatorit të vitit të kaluar, në Maqedoni nuk ka asnjë të vdekur nga coronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.068 testime dhe janë regjistruar vetëm tetë raste të reja.

Prej rasteve të reja 3 janë në Shkup, dy në Tetovë dhe nga 1 në Kërçovë, Ohër dhe Veles. Po ashtu ISHP gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar edhe nëntë pacientë të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me coronavirus janë diagnostifikuar gjithsej 155.536 pacientë, ndërsa prej tyre 149.628 janë shëruar dhe 5.471 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 437 raste aktive./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Asnjë i vdekur nga coronavirusi në Maqedoni, regjistrohen vetëm 8 raste të reja shkruan Telegrafi.