Humbin jetën 25 pacientë nga COVID-19 në Maqedoni, regjistrohen vetëm 62 raste të reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 572 testime dhe janë regjistruar 62 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 32 janë në Shkup, nga 7 në Prilep dhe Shtip, 5 Kumanovë, Strumicë 4, Kavadar 3, Veles, Koçani, Kërçovë dhe Vinicë 1.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 398 pacientë të shëruar nga coronavirusi dhe po ashtu ka pasur 25 të vdekur, ndërsa 10 prej tyre janë nga Shkupi, nga dy në Tetovë, Kavadar dhe Strumicë si dhe nga një në Kumnaovë, Prilepi, Manastir, Veles, Shtip, Ohër, Ko;ani, Probishtip dhe Demir Hisar.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar 152.747 pacientë me coronavirus, ndërsa prej tyre 133.871 janë shëruar dhe 4.961 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 13.915./Telegrafi/

Advertisement

 

Humbin jetën 25 pacientë nga COVID-19 në Maqedoni, regjistrohen vetëm 62 raste të reja shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy