Humbin jetën 27 pacientë me COVID-19 në Maqedoni, regjistrohen mbi 300 raste të reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.362 testime janë regjistruar 314 raste të reja.

Prej rasteve të reja 143 janë në Shkup, Kumanovë 30, Manastir 18, Veles 16, Strumicë 15, Prilepi 14, Shtip dhe Ohër 9, Tetovë dhe Resnjë 8, Koçani dhe Gjevgjeli 6, Kavadar dhe Vinicë 5, Gostivar dhe Kërçovë 4, Sveti Nikole dhe Strugë 3, Berovë dhe Probishtip 2, Dellçevë, Bogdanci, Krushevë dhe Demir Hisar 1.

Po ashtu kanë humbur jetën edhe 27 pacientë me coronavirus ndërsa prej tyre 8 janë nga Shkupi, 5 nga Manastiri, nga 2 në Kumanovë, Strumicë dhe Kriva Pallankë dhe nga 1 në Tetovë, Veles, Kavadar, Strugë, Koçani, Sveti Nikole, Dibër dhe Demir Hisar.

Që në fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnistifikuar gjithsej 150.588 pacientë, ndërsa prej tyre 129.053 janë shëruar dhe 4.677 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 16.858 raste aktive./Telegrafi/

Advertisement

 

 

Humbin jetën 27 pacientë me COVID-19 në Maqedoni, regjistrohen mbi 300 raste të reja shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy