Humbin jetën 11 pacientë dhe regjistrohen 61 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se sipas të dhënave të ISHP-së, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 678 testime dhe janë regjistruar 61 raste të reja me COVID-19.

Prej rasteve të reja 35 janë në Shkup, 7 Kavadar, Tetovë 3, Prilep 3, Shtip 3, Ohër 2, Strugë 2, Koçani 2, Kumanovë, Gostivar, Veles dhe Kriva Pallankë me nga 1 rast.

Sot ISHP po ashtu regjistri 440 pacientë të shëruar dhe 11 të vdekur. Prej pacientëve të vdekur, gjashtë janë nga Shkupi, dy nga Gostivari dhe nga një pacient në Ohër, Strumicë dhe Tetovë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar 92.753 raste me COVID-19, ku prej tyre 82.121 janë shëruar dhe 2.866 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 7.766 raste aktive./Telegrafi/

Advertisement

Humbin jetën 11 pacientë dhe regjistrohen 61 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy