Asnjë reagim nga Qeveria e RMV-së për kritikat nga ambasadorja amerikane

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka reaguar aspak pas deklaratës së ambasadores së SHBA-së në Shkup Kate Marie Byrnes, e cila vendosi gishtin te korrupsioni, nepotizmi dhe jotransparenca si sfida kryesore që pengojnë vendin në rrugën e zhvillimit, shkruan Alsat.

Edhe një ditë pas kësaj deklarata, nuk ka reaguar as zv/kryeministrja për qeverisje të mirë Sllavica Gërkovska, post i cili në mandatin e kaluar mbante edhe epitetin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit të lartë.

Alsat drejtoi pyetje në LSDM, si e shohin ata deklaratën e ambasadores. Partia më e madhe në pushtet nuk u përgjigj në konferencën për shtyp por na premtoi përgjigje me shkrim. Deri në këtë moment, nuk kemi marrë asnjë koment nga ana e tyre.

Ndërkohë nga OBRM-PDUKM-ja thanë se deklarata e Byrnes vetëm konfirmon akuzat e opozitës.

Advertisement

“Ky është vetëm konfirmim nga partnerët tanë strategjik se kur është LSDM-ja në pushtet, në Maqedoni lulëzon krimi, korrupsioni dhe nepotizmi. Sa më shpejt që LSDM-ja të ikë nga pushteti, aq më shpejt krimi dhe korrupsioni dhe nepotizmi do të jenë e kaluar kurse Maqedonia do të bëhet vend demokratik”, tha Ivica Tomovski.

Ambasadorja Byrnes ishte e drejtpërdrejtë në kritikat e saj gjatë firmosjes së marrëveshjes për grant me Ministrinë e Financave.

“Ne e dimë se një nga sfidat më të mëdha është korrupsioni, i cili minon qeverisjen e mirë dhe saboton konkurrencën ekonomike. Ne e dimë se kjo do të jetë një sfidë sepse mungon llogaridhënia, transparenca. E gjithë kjo ka potencialin ta pengojë Maqedoninë e Veriut nga rruga e përparimit të saj. Zyrtarët qeveritarë duhet t’u përgjigjen këtyre sfidave, të përmbushin pritshmëritë e publikut dhe standardet e anëtarësimit në BE”, u shpreh ambasadorja e SHBA-së.

Byrnes kishte një deklaratë tjetër kritike muaj më parë, kur tha se besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor në vend është vetëm 8%.

Advertisement

Asnjë reagim nga Qeveria e RMV-së për kritikat nga ambasadorja amerikane shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy