
Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është ndaluar një 58-vjeçar nga Struga, i cili me një veturë “Audi” me targa të Zvicrës, qarkullonte me 176 km/h, në magjistralen Gostivar-Tetovë, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h.
“Më 29.07.2025, në orën 08:45, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë e kanë privuar nga liria M.T. (58) nga fshati Tatesh i Epërm, rajoni i Strugës, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar me veturë të tipit “Audi” me targa zvicerane në rrugën magjistrale Gostivar – Tetovë, pranë nyjës rrugore në Kamjan”.
“Gjatë kontrollit në trafikun rrugor është konstatuar se ai e ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 176 kilometra në orë në vendin ku me shenjë është e kufizuar në 80 kilometra në orë”, thonë nga MPB.
The post Audi me targa të Zvicrës qarkullonte me 176 km/h në zonë 80, Policia e Tetovës ndaloi shoferin 58-vjeçar appeared first on Telegrafi.