Policia konfiskon katër vetura me targa të huaja në Tetovë, shkaktuan zhurmë të lartë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për shkak të zhurmës së lartë që kanë shkaktuar në bulevardin “Marshall Tito” në Tetovë, policia ka konfiskuar 5 vetura, 4 me targa të shteteve të huaja, dhe një me targa të Tetovës.

“Mbrëmjen e 24/25.07.2023 gjatë periudhës prej orës 23.00 deri në ora 01.00 në bulevardin “Marshall Tito” në Tetovë, për shkak të zhurmës së lartë, në Stacionin Policor për siguri në trafikun rrugor në Tetovë janë mbajtur 5 vetura (katër me targa të huaja dhe një të Tetovës), të cilët brenda tre ditësh do të dërgohen për kontroll të jashtëzakonshëm për t’ua matur nivelin e zhurmës”, qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Policia konfiskon katër vetura me targa të huaja në Tetovë, shkaktuan zhurmë të lartë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy