Autobusët e NPT “Shkup” qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Autobusët e Ndërmarrjes Publike Transportuese “Shkup” sot në festën e (Buzmit), nesër (Krishtlindje) dhe të shtunën, 8 janar, do të qarkullojnë me itinerar të së dielës, me me përjashtim të disa linjave. Në kujdestari do të jenë tre biletari, ndërsa teleferiku do të funksionojë normalisht.

NPT bën me dije se përjashtim nga itinerari i së dielës do të jenë linjat: 11, 11a, 18a, 32, 47a, 55, 55b, 56, 56a, 81, 118, 160 dhe 164, të cilat nesër (e enjte, 6 janar) do të lëvizin me itinerarin e së shtunës.

Kujdestare do të jenë nga ora 7 deri në ora 19 biletaritë e Qendrës së Transportit dhe Tregut të Gjelbër, ndërsa biletaria në Gjorçe Petrov nga ora 07:00 deri në ora 13.

Teleferiku do të funksionojë normalisht në tre ditët në vijim, nga ora 10:00 deri në 17:00.

Advertisement

Autobusët e NPT “Shkup” qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy