Autobusët në Tetovë që tre muaj në parking, mund të nisin me punë pas dy javësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka më shumë se tre muaj që në Tetovë nuk ka transport publik. Autobusët janë, por qarkullimi u ndërpre nga Komuna me arsyetimin se në ndërmarrjen “Tetova Transport”, zyrtarisht nuk ka asnjë të punësuar.

Drejtori i ndërmarrjes “Tetova Transport” thotë se janë peng i ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë për punësimet që duhen bërë. Tregon se ministria e ka miratuar planin për punësim, por ende nuk e kanë marrë dokumentacionin.

“Ne presim edhe prej ministrisë së Informatikës dhe Shoqërisë përgjigje për punësime në ndërmarrje dhe deri sa të na japin ata përgjigje ne nuk mund të fillojmë me punë. Tash presim përgjigje nga ta edhe jemi peng i tyre. Ministria na ka konfirmuar në e-mail se na kanë pranuar planin për punësime por nuk na ka arritur, e kanë lëshuar me postë po s’na ka arritur, brenda dy javësh do të filloj edhe transporti”, tha Rafiz Medija, “Tetova Transport”.

Autobusët në Tetovë filluan të qarkullojnë në shtator 2021, por pas ardhjes së Bilall Kasamit në krye të Komunës, fillimisht u la vetëm një linjë e më pas u ndërprere me arsyetim se nuk ka të punësuar. Edhe tash pas 3 muajsh, autobusët ende janë në parking, ndërsa komunës së Tetovës këta autobusë i kanë kushtuar 1.2 milion euro të marra me kredi. Pagesa e tyre do të duhet të filloj të pas vitit 2022./Tv21/

Advertisement

Autobusët në Tetovë që tre muaj në parking, mund të nisin me punë pas dy javësh shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy