Automjetet e Njësisë territoriale kundër zjarrit në Tetovë me goma të vitit 2005

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Automjeteve të Njësisë kundër zjarrit në Tetovë për herë të fundit u janë ndryshuar gomat në vitin 2005.

Komandanti i kësaj njësie thotë se çdo vjet ka alarmuar për këtë çështje, por kërkesa e tyre ka hasur dyert e mbyllura.

“Është e saktë se gomat e automjeteve speciale duhet të ndryshohen për shkak që kur i kemi marrë këto automjete nuk janë ndryshuar. Kërkesën e dërguan tek organet kompetente dhe besoj se do të marr lajme pozitive dhe se do të ndryshohen gomat”, deklaroi Uka Aliti, udhëheqës i Njësisë territoriale kundër zjarrit.

Ai shtoi se me vite kanë kërkuar ndryshimin e gomave, por asnjë nuk është marrë përgjigje pozitive.

Advertisement

Gomat e vjetërsuar nuk janë i vetmi problem i kësaj njësie në Tetovë. Me vite bëhet thirrje të rritet numri i zjarrfikëseve, por autoritet nuk kanë treguar gatishmëri të përgjigjen në këto nevoja./Telegrafi/

Automjetet e Njësisë territoriale kundër zjarrit në Tetovë me goma të vitit 2005 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy