Automjeti doli nga rruga Kërçovë – Ohër, humb jetën një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një person e humbi jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës një pas mesnate në aksin magjistral Kërçovë – Ohër, kur një automjet udhëtarësh “Volksvagen Golf”, me targa të Ohrit, ka dalë nga rruga.

Siç kumtoi MPB, automjeti është drejtuar nga A.A. (46) nga fshati Zajaz, i cili ka vdekur në vendin e ngjarjes, vdekjen e së cilit e ka konstatuar mjeku i Qendrës mjekësore Kërçovë.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB Kërçovë.

Automjeti doli nga rruga Kërçovë – Ohër, humb jetën një person shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy