Autopsia e Vanjës dhe Pançes ka përfunduar, priten raportet e PTHP

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Autopsia e Vanjës dhe Pançes ka përfunduar, priten raportet e PTHP

Autopsia për trupin e pajetë të 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-të vjeçarit Pançe Zhezhoski në Institutin për Mjekësi Ligjore dhe Kriminalistikë ka përfunduar, por raportet ende nuk janë gati, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Themelore Publike Shkup për MIA-n.

Raporti i autopsisë duhet të konfirmojë rrethanat e vdekjes së Vanjës dhe Pançes nga Velesi të cilët u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor, pas denoncimit të tyre për zhdukje më 27 nëntor, pra 24 nëntor të këtij viti.

Lexo po ashtu
Bubevski: Sot presim kallëzimin e parë penal, ata përballen me të paktën 10 vjet burgim

Advertisement

Në paraburgimin 48-të orësh për këto raste aktualisht janë Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Bore Videvski, të cilët janë pjesë e partisë e Djathta e të dyshuarit të parë, Lupço Paleski-Palço, i cili është në arratisje jashtë shtetit dhe për të u dha urdhër për kryerjen e hetimit dhe u lëshua urdhër arrest ndërkombëtar.

Gjykata Penale në Shkup mbrëmë përcaktoi paraburgim të shkurtër prej 48-të orësh edhe për babain e Vanjës, Aleksandar Gjorçevski për shkak të rrezikut nga arratisja dhe ndikimi ndaj dëshmitarëve.

Advertisement

Përveç hetimit për Palevskin, pritet kallëzim penal edhe për të dyshuarit tjerë, pas së cilës do të fillojë hetimi. Me këtë, prokuroria publike do të kishte mundësi të kërkonte përcaktimin e masave të re.

Autopsia e Vanjës dhe Pançes ka përfunduar, priten raportet e PTHP shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy