Autoritetet në përpjekje për të frenuar përhapjen e zjarrit në Malin Sharr

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qendra e Menaxhimit të Krizave njofton se zjarri aktiv në territorin e Parkut Kombëtar “Malin Sharr” ka djegur pyll ahu, livadhe dhe pemë kufitare në prona private.

“Zjarri ndodhet mbi fshatin Selcë në një terren të largët dhe të vështirë për t’u aksesuar. Lokacioni është djegur edhe në vitet e kaluara, kështu që ka një sasi të madhe të masës drusore të shtrirë në të cilën zjarri digjet gjatë natës, por riaktivizohet pasdite, dhe përveç kësaj, trungjet e djegura rrotullohen dhe e zbresin zjarrin shumë poshtë shpejt dhe kështu zënë një territor më të gjerë”, bëjnë të ditur nga QMK.

Nga aty theksojnë se shërbimi rojetar ka tre ditë që po tenton lokalizimin e zjarrit, por duke pasur parasysh të gjitha kushtet, burimet e tyre njerëzore janë të shteruara, nuk po mund ta përballojnë vetë këtë zjarr ende aktiv.

Ata kërkuan ndihmë nga Parku Kombëtar nga drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov, dhe tashmë është në funksion një helikopter i MPB-së.

Advertisement

Autoritetet në përpjekje për të frenuar përhapjen e zjarrit në Malin Sharr shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy