Avokati i Kamçevit kërkon dokumentin e ASK-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Avokati mbrojtës i Jordan Kamçevit sot doli para mediumeve.

Ai thotë se kanë kërkuar që ta shohin dokumentin mbi bazën e te cilit është lënë në paraburgim klienti i tij, por sipas tij atë dokument ende nuk e kanë marrë.

“Ju tregova, se ne kemi kërkuar dhe tani po presim që ata të na dërgojnë dokumentin meqenëse ne kemi leje për deklasifikim nga ajo që në publik po flitet nuk është vetëm për këtë rast por ka keqpërdorime të shumta në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare por këtë duhet ta thonë ata që janë përgjegjës e jo ne”, tha Toni Menkinoski – Avokat i Kamçevit.

Kryetarja e Prokurorisë për Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska, nuk ka komentuar nëse është autentike përmbajtja e dokumentit që u shfaq në mediume, e që pretendohet të jetë shënim nga Agjencia për Siguri Kombëtare, mbi bazën e të cilave është paraburgosur Orce Kamçev.

Advertisement

“Nuk e di edhe unë e pash prej dje në rrjetet sociale, respektivisht mediumet. Unë nuk e kam lexuar nga ajo që bisedova me kolegen, siç më informoi edhe ajo nuk e ka gjoja se e ka lënë në gjykatë”, deklaroi Prokurorja Villma Ruskoska në “360 gradë”.

Informacionin për arratisjen e mundshme të Kamçevit, e kishte dhënë Agjencia për Siguri Kombëtare.

Biznesmeni Orçe Kamçev në këmbim të qëndrimit të tij në arrest shtëpiak ka ofruar 1.7 milion euro si garancë por Gjykata e ka refuzuar. Gjykata konsideron se kjo garancë nuk është e mjaftueshme, sepse ende ekzistojnë rrethanat për arrati. Kështu, i dyshuari në rastin “Perandoria” dhe “Parcelat në Vodno” mbetet në burg./TV21/

Avokati i Kamçevit kërkon dokumentin e ASK-së shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy