Avokati i Popullit: Në mënyrë të plotë respektohen të drejtat e refugjatëve në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Avokat i Popullit me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve, 20 qershor, kur i gjithë opinioni ndërkombëtar e kthen vëmendjen drejt situatave të personave të zhvendosur me forcë, Avokati i Popullit i bashkëngjitet apelit të Komisariatit të lartë për refugjatë të Kombeve të Bashkuara për nevojën e përfshirjes më të madhe të kësaj kategorie personash, veçanërisht në fushat e shëndetësisë, arsimit dhe sportit.

Nga zyra e Avokatit të Popullit njoftuan se si institucion nacional për të drejtat e njeriut vazhdimisht monitoron trajtimin e migrantëve dhe refugjatëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shpesh herë i vë në dukje sfidat me të cilat përballen këta persona në qasjen pranë shërbimeve shëndetësore dhe arsimit për fëmijët e tyre.

“Pandemia globale me Kovid-19 na tregoi edhe një herë se askush nuk mundet vetëm dhe se është e domosdoshme të jemi së bashku në zgjidhjen e të gjitha vështirësive që na i sjell e sotmja. Prandaj, duke marrë parasysh se përfshirja është njëra nga shtyllat kryesore mbi të cilën mbështetet parimi i solidaritetit, ndërkaq mbi idenë e së cilit bazohet edhe Konventa e Kombeve të Bashkuara për statusin e refugjatëve, Avokati i popullit me rastin e Ditës së refugjatëve të këtij viti u rekomandon autoriteteve për respektimin e plotë të të drejtave të këtyre personave dhe krijimin e politikave që do të kontribuojnë në integrimin e tyre të plotë në komunitet, duke e ruajtur dinjitetin e tyre dhe duke ua kthyer ndjenjën e sigurisë.”, thuhet në njoftimin e zyrës së Avokatit të Popullit./Telegrafi/

Avokati i Popullit: Në mënyrë të plotë respektohen të drejtat e refugjatëve në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy