Avokati i Popullit po heton pse EVN detyron qytetarët të paguajnë për transmetimin e energjisë elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. avokati i Popullit, Jovan Andonovski njofton se në këtë institucion ka filluar procedurë ligjore për lëndën që EVN e prezantoi në faturat e energjisë elektrike, me të cilën paguhet transmetimi i energjisë elektrike deri tek shtëpitë e qytetarëve dhe kompanitë.

“Ju bëj me dije se është hapur një procedurë për shqyrtimin e tarifës së re për transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, e cila u shfaq për herë të parë në faturat e fundit të energjisë elektrike.

Pas marrjes së përgjigjeve nga EVN, Komisioni Rregullator për Energjetik dhe EMV, do të njoftoheni për rezultatin e procedurës”, njofton Jovan Andonovski.

Nëse konstatohet se EVN-ja në mënyrë ilegale ka futur pagesën e transmetimit të energjisë elektrike deri tek shtëpitë e qytetarëve përgjegjësitë do të jenë të mëdha në para dhe dënim me burg./Telegrafi/

Advertisement

Avokati i Popullit po heton pse EVN detyron qytetarët të paguajnë për transmetimin e energjisë elektrike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy