Gjyqtari në procedurë paraprake mori vendim për shqiptimin e 30 ditëve paraburgim për 22 vjeçarin nga Shkupi i cili me automjetin e tij vrau 23 vjeçaren dhe lëndoi një person.

Avokati i shoferit për “A1on” u shpreh se do të ketë ekspertizë të posaçme me çka do të vërtetohet edhe shpejtësia e lëvizjes.

“Do të ketë ekspertizë të posaçme ku do të vërtetohet lëvizja. Duke pasur parasysh rrethanat dhe lëvizjet e veturave të tjera, nuk besoj se vetura të ketë qenë më shumë se 50 kilometra në orë”, tha ai.

Sipas tij, viktima bashkë me djalin e lënduar kanë vrapuar nëpër vendkalim, ndërsa shoferit i është bllokuar pamja nga automjetet tjera./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Avokati i shoferit në Shkup: Viktima dhe djali kanë vrapuar, ndërsa shoferit i është bllokuar pamja shkruan Telegrafi.