Rreth 800 persona janë të pa dokumente, ndërsa 2.500 kanë aplikuar për shtetësi në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rreth 800 persona janë të pa dokumente, ndërsa 2,500 kanë aplikuar për shtetësi, tha për “Sitel” Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, duke iu referuar projektligjit mbi shtetësinë që ka bërë opozita shqiptare për shkak të së cilës janë bllokuar të gjitha ligjet e tjera me mijëra amendamente.

“Ne e dimë se ka rreth 800 persona pa dokumente dhe tashmë është bërë një ligj për ta, sipas të cilit ata mund të regjistrohen në sistem, së pari për të marrë një certifikatë lindje, pastaj të gjitha dokumentet e tjera, dhe të shohin nëse ata ushtrojnë të drejtën për të shtetësia. Gjithashtu morëm informacion nga Ministria e Brendshme se ka rreth 2,500 kërkesa për shtetësi.

Këto janë numrat që kemi dëgjuar në tryezë, dhe ato bazohen në të dhëna nga institucionet, gjithçka tjetër bazohet në disa retorika politike. Nuk duhet të ketë problem për këtë numër personash, as për ndonjë numër tjetër nëse bëjmë kontrollet e duhura dhe bëjmë një ligj për të zgjidhur problemet”, tha Mariçiq./Telegrafi/

Rreth 800 persona janë të pa dokumente, ndërsa 2.500 kanë aplikuar për shtetësi në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy